Transmetuar më 25-11-2016, 01:33

Përbërësit:

540gr Tradita (salsiçe) 45gr gjalpë 470gr qepë të copëtuara 73 gr miell 1/3 koncentrat pule i holluar në ujë 2 patate të qëruara dhe te copëtuara 10 ml misër i gatshëm, të ngrira ose të freskëta 1 lugë rozmarinë, e copëtuar 120 ml pana Kripë 1 spec i kuq i madh i prerë në copa të vogla 3 kokrra qepë të njoma, të prera në copa të vogla 14 gr majdanoz, i copëtuar

Përgatitja:

Lyeni tiganin me vaj. Shtoni salsiçet Tradita dhe kthejini shpesh deri sa te marrin ngjyre. 2. Uleni temperaturën. Me kujdes i shtojmë 120ml ujë tiganit. Vendosni një kapak sipër dhe lërini salsiçet Tradita të ziejnë deri sa të jenë gati. 3. Hiqini nga zjarri dhe lërini salsiçet Tradita të ftohen. 4. Në një tenxhere shkrini gjalpin dhe shtoni qepët, lërini të gatuhen deri sa të bëhen të buta. 5. Shtoni miellin qepëve, duke i përzier dhe lërini të gatuhen për 3 minuta. 6. Shtoni koncentratin e holluar të pulës, përziejeni vazhdimisht deri sa te arrijnë gradualisht në një proces zierjeje më të butë. Ulni nxehtësinë, shtoni patatet dhe i përziejeni deri sa të krijohet një masë homogjene. 7. Vazhdoni të gatuani ne temperaturë të mesme deri sa patatet të jenë të shkrifëta, për 10 ose 15 minuta. 8. Shtoni nga përbërësit e mbetur misrin, rozmarinën dhe kripën. Vazhdoni të gatuani ende për 5 ose 7 minuta të tjera, duke e përzier sipas rastit dhe duke u treguar të kujdesshëm që të mos ziejnë. 9. Ndërkohë, salsiçet e ftohura pritini ne gjysmë, gjatazi dhe më pas në copa të vogla. 10. Preferohet ta shërbeni menjëherë dhe mund t’i shtoni sipas dëshirës majdanoz.