Transmetuar më 24-11-2016, 01:07

Përbërësit:

Për krepat:

Qumësht

Vezë

Gjalpë

Miell

Pak kripë

Për salcën beshamel:

Qumësht

Gjalpë

Miell

Për mbushjen:

Proshutë Hako

Kërpudha të freskëta

Djathë parmixhano të grirë

Sipas dëshirës edhe mocarelë

Përgatitja:

Përzieni përbërësit e brumit dhe bëni me to një masë kremoze brumi, pa kokrriza.

Me një filxhan të vogël, piqni krepat, petë-petë në tigan.

Pasi t’i keni përfunduar, përgatisni edhe salcën beshamel me gjalpin, qumështin dhe pak miell të shtuar gradualisht në zjarr për të evituar kokrrizat.

Secilin prej krepave mbusheni me feta të holla kërpudhash, proshute dhe djathërash.

Shtrojini në tavë dhe piqini për 20 minuta në furrën e parangrohur në 200 gradë.