Transmetuar më 24-11-2016, 00:40
Përbërësit:
Thjerrëza
Salsiçe
Qepë
Domate
Selino
Karotë
Kripë
Piper
Hudhër
Vaj ulliri
Përgatitja:
Bëni zierjen e parë të thjerrëzave në ujë dhe shpëlajini.
Kjo, ndihmon në tretjen më të shpejtë të tyre dhe evitimin e ndjesisë së fryrjes.
Në një tjetër enë, skuqni qepën me selinonë dhe karotën të prera të gjitha në kubikë të vegjël ose të grira në mikser.
Shtoni thjerrëzat dhe salsiçet e tymosura dhe vijoni me zierjen duke shtuar ujin pak e nga pak.
Rregulloi shijen me kripë, piper e hudhër dhe pasi zierja të ketë përfunduar shtoni sërish pak vaj ulliri.