Transmetuar më 19-10-2016, 13:40

Fushata elektorale në SHBA është drejt fundit, por jo akuzat dhe skandalet që po dalin përherë e më shumë.

Gazetarja e të famshmes “People” në SHBA, Natasha Stoynoff ka dëshmuar se ajo ëhstë ngacmuar seksualisht nga kandidati republikan për President, Donald Trump.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2005 sipas gazetares e cila shton se e ka bërë të ditur këtë prej kohësh, por nuk është pranuar nga Melania Trump, gruaja aktuale e Donald.

Por orët e fundit, në mbështetje të Natashës kanë dalë gjashtë kolegë të saj gazetarë të cilët kanë dëshmuar për ngacmimet seksuale që Trump i ka bërë asaj.Akuzat kanë shpërthyer në mediat vendase duke marrë shumë vëmendje, por zërat kundër vijnë dhe nga familja aktuale presidenciale.

Malik Obama, vëllai i presidentit Barack Obama, thotë se Natasha gënjen. Ai vihet në mbrojtje të Trump kur thotë se nuk beson se Donald ka ngacmuar seksualisht gazetaren.

Për më tepër, Obama lëshoi akuza edhe ndaj ish Zonjës së Parë dhe kandidate aktuale për Presidente. Malik Obama tha se Hillary Clinton është përgjegjëse për dhunën aktuale në Lindjen e Mesme. /noa.al/