Transmetuar më 17-10-2016, 17:58

Maqedoni, 17 tetor 2016, NOA.al – Deputetët në Maqedoni kanë votuar shpërbërjen e Kuvendit me 110 vota pro, çka do të thotë se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor.

110 deputetë votuan pro shpërbërjes dhe sipas marrëveshjes së Përzhinos, zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor.

Momentalisht alarmi i vetëm për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor është vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e PSP-së, ku në disa raste Lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se nëse Kushtetuesja hedh poshtë PSP-në, atëherë mbi 200 mijë qytetarë do të dalin në votime, shkruan Zhurnal.