Transmetuar më 13-10-2016, 20:32

Motori i ri BMW Motorrad Vision Next 100 është mishërimi i fundit i teknologjisë më të avancuar gjermane.

Koncepti i ri është bërë publik me rastin e 100-vjetorit të shtëpisë gjigande të prodhimit të automjeteve (BMW) e cila ka në pronësi edhe marka si Rolls Royce dhe Mini.

Gjatë eventit që u mbajt në Kaliforni, në një hangar avionësh, BMW deklaroi se koncepti i ri është aq i avancuar sa nuk ka më nevojë të perdorësh një kaskë.

Motori i ri gjithashtu është i vetëbalancueshëm dhe si rrjedhojë ai nuk mund të rrëzohet pavarësisht sa tenton të anohesh.

Motori i ri gjithashtu shfrytëzon teknologjitë e reja për t’i transmetuar drejtuesit të dhëna mbi rrugën dhe mjedisin rreth e rrotull.

Për më shumë shijoni galerinë e mëposhtme.