Transmetuar më 05-10-2016, 00:08

Gazetarja në Abc News, Alma Çupi ka rrëfyer në mbrëmjen në emisionin e “Opinion” eksperiencën e saj të hidhur gjatë pushimeve të verës në Shqipëri.

Gjatë kësaj vere ajo së bashku me motrën e saj dhe fëmijët e tyre kishin zgjedhur jugun e vendit për të pushuar, konkretisht Qeparonë.

“Në Shqipëri nuk pushohet. Motra ime kishte shumë dëshirë të shihte rivierën. Zgjodhëm Qeparon. Por në në jug të vendit të grabisin, duke filluar nga kamarierët, nga pronarët arrogantë e me radhë. Në Qeparo shesin çaj mali rrugës ndërsa në lokal thonë që nuk ka. Motra ime tha që do vinte sërish në Shqipëri pas 10 vitesh, aq shumë u mërzit. Nuk mund ta pranoj që në fshatin Qeparo të shikoj derrat që hanë rrugës”, është shprehur e zgënjyer gazetarja, e cila njihet për emisionet e saj rreth bukurive shqiptare.