Transmetuar më 19-09-2016, 21:57

Përshëndetjet me vëllanë e sëmurë dhe prindërit nga Kosova, që u nisen për në Gjermani janë shumë të vështira për Eminën, Almondën, Erletën dhe Endritën.

Katër motrat e trevjeçarit Besim Kurtolli që të hënën nga aeroporti “Adem Jashari” u nis për shërim, duan që vëllai i tyre të kthehet në gjendje të mirë.

Motrat ndiejnë dhimbje për më të voglin e familjes Kurtolli por edhe shpresat për shërimin e tij i kanë të mëdha.

Besimi nga Majaci i Podujevës vuan nga një sëmundje tejet e rëndë e veshkave dhe mëlçisë.

Tre vjeçari u transferua së bashku me prindërit në një spital gjerman me një aeroplan ambulantiv që erdhi nga Boni pasi shërimi në Kosovë ishte i pamundur.

Pas kësaj këngëtari Labinot Tahiri ka ndërmarrë një aksion për grumbullimin e parave ku edhe ka grumbulluar për pak ditë shumën prej 250 mijë eurove, të mjaftueshme këto që Besim Kurtolli të shërohet në Gjermani.

Këngëtari nga Kosova, ka shkruajtur edhe një mesazh në profilin e tij në Facebook për vogëlushin.

“Udha e mbarë o Trimi im

Qava me lot, sikurse motra jote, sepse vetëm shpirti im e di se sa të vështirë e kisha të marr guximin pë t’i premtuar familjes se unë do bëhem SHĒRBËTORI i bukuroshit BESIM KURTOLLI.

Faleminderit o Popull i dashur

Faleminderit o nënë e baba qē më sollët në jetë dhe unë sot po jap atë nga zemra për këtë ATDHE E PËR FËMIJËT E KËTIJ POPULLI.

U kthefsh shendosh e mire BESIM, e u bēfsh udheheqës KOMBI".