Transmetuar më 06-09-2016, 13:05

Craco njihet si qytet fantazmë në provincën e Matera në Itali, i braktisur pas rrëshqitjes së dheut në vitin 1963, duke shkaktuar dëme të shumta.

Por ky vend shërben si pikë e rëndësishme për turizmin italian, ku vetëm gjatë vitit 2015, u vizitua nga mbi 12 mijë person, vendas e të huaj.

Në këtë vend janë xhiruar shumë skena filmash, për shkak të panoramës mahnitëse që ofron. Bie në sy një kullë nomade e ndërtuar rreth viteve 1000 e cila reziston ndaj viteve, me një lartësi prej 20 metrash dhe me mure të trashë.

Craco mund të vizitohet nga kushdo që ka dëshirë, mjafton të blihet “Craco card daily”, në hyrje të qytetit të braktisur, ku jetojnë disa dhjetëra banorë vendas, të transferuar pas rrëshqitjes së dheut./a.y/noa.al