Transmetuar më 09-08-2016, 07:48

Kryeministri Edi Rama duket i rebeluar me mediat, ku një pjesë e tyre ditën e djeshme nuk nguruan të shkruanin se një ambulancë është parë para rezidencës qeveritare në Dhërmi.

Kjo ka bërë që të hidhen dyshime se Kryeministri Edi Rama, i cili po pushon në rezidencë, mund të ketë pasur probleme shëndetësore, ose ndonjë familjar i tij.

Por kreu i qeverisë, ka reaguar mbrëmjen e djeshme, duke shprehur rebelim ndaj mediave.

Në një postim të bërë në Facebook, ai shkruan, “Nuk arrij ta kuptoj çfarë lloj mediash kemi! Me një foto autombulancë alarmojnë kot njerëzit e meazallah se bëjnë verifikimin më të vogël”./a.y/noa.al