Transmetuar më 06-08-2016, 07:36

Mesnata e lënë pas shënoi fillimin e Lojërave Olimpike në Brazil, Rio 2016. Nëse ky moment është i rëndësishëm për shumë shtete, Kosova u pushtua nga emocionet e shumta pasi parakaloi për herë të parë me të gjitha simbolet shtetërore dhe me të gjitha të drejtat e barabarta me të gjitha shtetet tjera.

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi u pa e emocionuar teksa parakaloi me flamurin e Kosovës.

Bashkë me të parakaluan 19 anëtarët e ekipit olimpik të Kosovës./a.y/noa.al