Transmetuar më 20-07-2016, 11:10

Kiev, 20 korrik 2016, NOA.al- Një ekzekutim i frikshëm ka ndodhur në Ukrainë, ku në shënjestër është vënë një gazetar rus.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kiev, është hedhur në erë me eksploziv automjeti me të cilin udhëtonte gazetari Pavel Sheremet.

Për shkak të shpërthimit të fuqishëm, gazetari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më poshtë gjeni dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetin social “Twitter”.

Prej pesë vitesh Sheremet jetonte në Ukrainë. Ai ishte një gazetar i njohur rus dhe analist politik i specializuar në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe zhvillimet në ish-republikat sovjetike. Dyshohet se ekzekutimi ka ndodhur për shkak të profesionit të tij./a.y/noa.al