Transmetuar më 17-05-2016, 22:03

Gazetari Agim Nezaj prej të paktën rreth tre vjetësh ishte përballur me një sëmundje të rëndë.

Kohët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Por ai kishte shpresa se do të bëhej më mirë.

Gazetari Roland Qafoku tregon për komunikimin e fundit që ai pati pak muaj më parë me kolegun e ndjerë, Agim Nezaj.

“Tani jam bërë më mirë. Kam filluar ta ndjek sërish emisionin. Të uroj të mira ty dhe familjes tënde”.

Qafoku thotë se Agim Nezaj e dinte që ishte rëndë dhe shton: “E dinte që kjo rrugë e ligë që e kishte mbërthyer keq e kishte një fund. Por kurajoja e tij ishte unikale. Ku e gjente forcën, pyesja gjithnjë veten gjatë kësaj kohe? Vetëm sot që mora lajmin e rëndë plumb se Gimi nuk jeton më, di ta jap përgjigjen: Energjitë e tij ishin vetëm pozitive”.

Qafoku kujton faktin se ka afro 30 vjet që e njeh Agim Nezën dhe shton: “Nuk e pashë asnjëherë me dyshim. Nuk pashë tek ai asnjë ligësi. Nuk e pashë asnjëherë të mos gëzohej për të tjerët. Nuk e pashë asnjëherë të mos kishte gëzim e të mos qeshte siç dinte ai. Nuk e pashë asnjëherë të mos bënte atë humorin e hollë që duke i shtuar “ë” në fund dukej sikur i hidhte edhe më shumë kripë”. /noa.al/

Ndahet nga jeta gazetari Agim Nezaj