Transmetuar më 17-05-2016, 09:24

Gazetari Agim Nezaj, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Agim Nezaj vdiq në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku gjendej prej disa kohësh.

Agim Nezaj u lind në Tropojë më 13 qershor 1962. Ai ka qenë pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Në fund të vitit 2013 dhe gjatë vitit 2014 ishte kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë”.

Ai ka qenë edhe komentator i zhvillimeve politike në vend.

Ai ishte autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare, “Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.

Dashuria e madhe për natyrën, vihet re në profilin e tij në Facebook, ku dominojnë fotografi nga natyra e bukur shqiptare, kryesisht nga Tropoja, vendlindja e tij.

I ndjeri, publikimin në rrjetin social Facebook, më të fundit e kishte më 27 shkurt 2016 me një dedikim të ndjerë për vendlindjen. Ai publikonte fotografi të disa prej zonave më të bukura të vendit, duke shkruar “E ku ka si Shqipëria jonë”. /a.b/noa.al/