Transmetuar më 08-05-2016, 14:19

Korçë, 8 maj 2016, NOA.al – Prokuroria e Korçës tha sot se ka përfunduar hetimet dhe po dërgon për gjykim 11 persona, të akuzuar si organizatorë të prodhimit dhe shitjes së rreth 750 kg lëndë narkotike kanabis, e cila u zbulua gjatë operacionit të koduar “Velçani”. Ndërkohë, 4 persona të tjerë, akuzohen për veprën penale “moskallëzim i krimit”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Korçës më 29 tetor 2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan, njësia administrative Lozhan, bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plasmas.

Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen kurse njëri prej tyre (Kristjano Tota) është kapur në flagrancë.

Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dyarmë zjarri ku njëra ishte armë zjarri automatike. Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722 (shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë.

Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithyë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Në përfundim të hetimit, Prokuroria ngriti akuzat për personat, si më poshtë:

Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike:

1. Elton Tota,

2. Gen Tota,

3. Nexhip Ibrahimllari,

4. Mariglen Zaçellari.

5. Mikel Çyçllari,

6. Mirsen Zaçellari.

7. Kristjano Tota

8. Geront Latollari,

9. Nikola Blacëri,

10. Xhuljano Salaj,

11. Emanuel Çyçllari.

Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”:

12. Rixhens Gorosela,

13. Martin Kreka,

14. Enrik Bonollari,

15. Florenc Leka