Transmetuar më 27-03-2016, 21:09

Gazeta e famshme dhe e përditshmja britanike “The Independent” ditën e djeshme ka nxjerrë në treg numrin e fundit në versionin print. Që nga dita e sotme ajo do të jetë vetëm në versionin Online.

Lajmi është dhënë nga grupi mediatik “ESI”, i zotëruar nga Evgeny Lebedev, djali i Alexander Lebedev, miliarderi rus që bleu “The Independent”. Mbyllja e versionit prind pa dyshim do të shoqërohet edhe me shkurtime në staf.

“The Independent” doli për herë të parë si gazetë në vitin 1986 dhe brenda një kohe të shkurtër u bë një ndër gazetat me të rëndësishme dhe burim informacioni dhe referimi në mbarë botën. /noa.al/