Transmetuar më 23-03-2016, 13:38

Tiranë, 23 mars 2016, NOA.al- Kapet personi i shtatë i implikuar në sekuestrimin e 700 kilogramëve drogë në kuadër të operacionit të koduar “Velçani”.

Gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me policinë e Tiranës, është bërë arrestimi i 38- vjeçarit Nikola Blacëri, banues në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Korçës, në 7 mars ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe e municionit”.

Operacioni “Velçani” u realizua në 29 tetorin e kaluar, gjatë të cilit u sekuestruan 700 kilogramë lëndë narkotike dhe tre armë zjarri. Më herët janë ndaluar edhe gjashtë persona të tjerë./a.y/noa.al Sekuestrimi i 700 kg drogë, “Velçani” kap një tjetër Sekuestrimi i 700 kg drogë, “Velçani” prangos dhe dy të tjerë Zbulohet 700 kg drogë në Korçë, një i arrestuar dhe tre në kërkim |FOTO

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]