Transmetuar më 07-03-2016, 00:48

Autoritetet turke kanë marrë nën kontroll gazetën Zaman që dyshohet se ka lidhje me klerikun islamik Fetullah Gylen, pas vendimit të gjykatës për sekuestrimin e aseteve të saj.

Ndërkohë, në krye të gazetës janë caktuar administratorë shtetërorë, me kërkesë të prokurorit të Stambollit.

Lëvizja kundër Zaman, e cila ka qenë gazetë kritike ndaj presidentit Erdogan, erdhi disa orë pasi policia ndaloidisa biznesmenë që u akuzuan se financonin grupin e Gylen, i cili akuzohet se ka komplotuar për rrëzimin nga pushteti të qeverisë aktuale.

Disa qindra persona u mblodhën jashtë zyrave të gazetës këtë të premte, për të treguar mbështetjen e tyre.

Sipas kryeredaktorit të gazetës, sekuestrimi i saj është një njollë e zezë për demokracinë turke.