Transmetuar më 04-12-2015, 23:07

Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA) kërkon ndërprerjen e spotit të Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit.

AMA u kërkon televizioneve të mos e transmetojnë spotin. Dje, Partia Demokratike ka  publikuar spotin 45 sekonda, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin në protestë të martën në sheshin “Skënderbej”.

Spoti, ku paralajmërohet protesta e datës 8 dhjetor në sheshin “Skënderbej”, fillon me ato çfarë janë thënë për Kryeministrin Rama për një pasuri 200 milionë euro, akuzat për ministrin Damian Gjiknuri të lidhur me aferën CEZ, ministrin Arben Ahmetaj, Ilir Beqajn, Sajmir Tahirin, si dhe deputetët Pjerin ndreu, Sadri Abazi, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, kreun e ALUIZNI-it, Artan Lamen, apo dhe kandidatin për kryetar të Bashkisë së Kamzës, Safet Gjici. /f.g/noa.al