Transmetuar më 16-09-2015, 08:54

Fier, 16 shtator 2015, NOA.al- Një i ri në Fier është vënë në pranga pas denoncimit të bërë nga i ati për dhunë.

Elton Gj., 36 vjeç me banim në fshatin Gryk të Fieruit u prangos mbrëmjen e kaluar.

Ndalimi i tij u bë pasi i ati i moshuar Ll.Gj., 74 vjeç është paraqitur në polici për të denoncuar të birin, pasi ishte rrahur prej tij.

I moshuari tha para uniformave blu se dhuna ndaj tij vijonte prej kohësh por se mbrëmjen e djeshme situata ka qenë e paduruar.

Në ngarkim të 36-vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Dhuna në familje”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd