Transmetuar më 23-07-2015, 20:16

Drejtpërdrejt nga Tirana

Në përditësim

21:43

Një spektakël i paparë deri më sot ndonjëherë në Shqipëri. Jo vetëm fishekzjarrë, por një show i vërtetë me teknologjinë më të fundit në sheshin “Nënë Tereza”.

Në transmetimin live, mundët të ndiqni pamjet e këtij spektakli risi.

Ndërsa fotot e spektaklit i gjeni këtu.

21:05

Festa filloi me Telekom.

Zbulohet Telekom City. Një instalacion me 12 ndërtesa gjigante nga 12 vende të Telekom në Evropë.

Ai do të jetë në sheshin Nënë Tereza për 1 javë rresht dhe mund të përjetoni dhe të njiheni me ofertat e Telekom, rrjetit 4G që na bashkon në Europë.

20:27

Live nga Sheshi Nënë Tereza transmetojmë edhe në sheshet kryesore në 9 qytete të Shqipërisë: Vlorë, Korçë, Shkodër, Peshkopi, Shëngjin, Elbasan, Durrës, Sarandë.

20:27

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, po zhvillohet eventi i përgatitur nga kompania e telefonisë celulare AMC e cila zbulon kështu identitetin e saj të ri, Telekom.

Telekom Albania është nga sot zyrtarisht, pjesë e gjigantit të komunikimit botëror, Deutsche Telekom.

Marka Telekom është njëkohësisht emri i ri që kanë tani edhe të gjithë operatorët e telefonisë celulare që janë pjesë e DT nëpër botë pasi më herët njiheshin si T Mobile.

NOA është duke transmetuar drejtpërdrejt eventin nga sheshin “Nënë Tereza”.

Live nga Sheshi Nënë Tereza transmetojmë edhe në sheshet kryesore në 9 qytete të Shqiperisë: Vlorë, Korcë, Shkodër, Peshkopi, Shëngjin, Elbasan, Durrës, Sarandë.

Ja disa nga surprizat mbrëmjen e sotme te sheshi “Nënë Tereza” ku festohet Telekom Albania në Shqipëri!

TELEKOM CITY – Një mini-Evropë në qendër të Tiranës. Një eksperiencë unike që paraqitet për herë të parë në Shqipëri!

E gjithashtu, prezantimi i markës Telekom, show madhështor me artistët më të njohur shqiptarë, dhurata dhe surpriza, shfaqje fantastike 3D dhe fishekzjarrësh, si dhe plot aktivitete argëtuese në shesh.

Në këtë event janë ftuar këngëtarët më të mirë të momentit, Flor Mumajesi, Tingulli TRENT & Babastars, Dj Blunt & Real 1, Besa, Klaudia Pepa, etj.

Transmetimin direkt mund ta gjeni më poshtë ose këtu. Galerinë e fotove e gjeni këtu.