Transmetuar më 26-02-2015, 18:08

Tirana Bank reagon ndaj takimit të thirrur nga Kryeministri i vendit së bashku me Ministrat e Financave, Ekonomisë dhe Bujqësisë, si edhe me praninë e Guvernatorit të sapozgjedhur të Bankës së Shqipërisë.

Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank ka mbledhur Komitetin Ekzekutiv për të parë mundësinë e kontributit për zonat e përmbytura në vend.

Tirana Bank përgëzoi Kryeministrin për reagimin e shpejtë në menaxhimin e situatës dhe paraqitjen e qartë të pikave ku ne si institucion mund të kontribuojmë. “Ne do të shqyrtojmë çdo rast kredie nën administrimin tonë, të individëve dhe bizneseve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore për të identifikuar mundësitë e krijimit të kushteve dhe infrastrukturës më të favorshme për përballimin e kësaj situate të rëndë.” – pohon zoti Mustafa.

“Tirana Bank është një institucion me fokus të veçantë në ushtrimin e përgjegjësive sociale dhe duke qenë se ky është thelbi i vlerave tona organizative, ne do të akordojmë një shumë financiare prej 50 mijë Euro në ndihmë të njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore dhe në mbështetje të nismës së Qeverisë shqiptare.”

Ndër të tjera Tirana Bank ka nisur edhe një fushatë sensibilizuese për stafin e saj, klientët e bankës dhe personat e tjerë të interesuar për të bërë donacione në ndihmë të familjeve në nevojë, në numrat e llogarisë të hapur posaçërisht për këtë kauzë.

Tre llogaritë e Kontributit Vullnetar për raste urgjente (më poshtë) janë aktive në sistemin tone, për t’u përdorur nga ju individualisht si dhe të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribuojnë për njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi e natyrës.

USD //0010-820000-010 IBAN AL74 2061 1183 0000 0108 2000 0010

ALL //0010-820000-011 IBAN AL47 2061 1183 0000 0108 2000 0011

EUR //0010-820000-012 IBAN AL20 2061 1183 0000 0108 2000 0012