
Tiranë, 20 gusht 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 23 vjeçarin nga Fieri dhe me banin më Tiranë, Ensi Strataj.
Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme, pasi Gjykata e Tiranës kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, si i dyshuar për veprën penale të “Vrasjes me rrethana të cilësuara” mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armeve luftarake”.
Siç raporton Noa.al, Strataj në fund të muajit shtator në zonën e “21 Dhjetorit” në bashkëpunim me Stivens Lasi, 18 vjeç dhe Sadjon Çika 23 vjeç, kanë tentuar të vrasin një person.
Sipas policisë, tre të rinjtë dyshohen se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas një konflikti të çastit, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Ndriçim Kokën, 22 vjeç, duke e lënë të plagosur. Gjatët tentativës për vrasje, ka mbetur i plagosur edhe Klodjan Shabanaj, 28 vjeç, i cili ishte kalimtar i rastit./a.y/noa.al/
Identifikohen autorët e plagosjes te “21 Dhjetori”
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





