


Dy prindër në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë të inatosur me një mësuese e cila mori djalin e tyre në dhomën e një hoteli për të bërë seks.
Mësuesja e anglishtes në Charles Page High School të Sand Springs, u kap në dhomën e hotelit me nxënësin e saj.
Gjithsesi prindërit e djalit, Shasta dhe Adam Belty, u rrënuan kur mësuan se akuzat për abuzim seksual kishin rënë, sepse mosha e djalit ishte 16 vjeç.
Prindërit pretendojnë se mësuesja 27 vjeçare Erin Kathleen Queen, përfitoi nga djali i tyre. Ndërkohë mësuesja pranoi se e kishte joshur të miturin.
Ajo u dënua me tre vite liri me kushtë dhe 600 dollarë gjobë, si dhe u përjashtua nga mësimdhënia.
Nëna e djalit tha se ajo nuk e lejonte të birin që të dilte natën vonë, por ajo ishte dorëzuar kur ai i kishte thënë se do flinte në shtëpinë e një shoku.
Atë natë 16 vjeçari takoi në hotel, mësuesen e tij. Çdo gjë u zbulua pasi prindërit e djalit e kishin të pamundur për ta gjetur nëpërmjet celularit.
Kur më në fund hapi telefonin, me gjysmë zëri ai tha se ishte në hotel me mësuesen e tij. Gruaja u arrestua në kushtet e flagrancës në hotel./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





