Transmetuar më 30-06-2014, 21:29

Ky është horoskopi për ditën e martë, 1 korrik 2014 që NOA.al sjell për ju. Kjo ditë do të sjellë ndryshime pozitive për të gjithë ju që jeni në kërkim të diçkaje. Pjesa e parë e ditës do të mundësojë hapjen e shumë dyerve për ju. Orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të shpenzohen në praninë e familjes.

Dashi

Duhet të bëni një jetë aktive. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të larguar mendjen nga mendimet e mërzitshme dhe kontaktet e padëshiruara. Është ditë e mirë për të udhëtuar. Do ta gjeni veten në vende ku nuk keni qenë ndonjëherë si dhe do të takoni disa miq të vjetër.

Demi

Do ta keni të vështirë të ndiqni me vëmendje çdo veprim dhe çdo event në të cilin do të duhet të merrni pjesë. Është e këshillueshme që të bëni udhëtime të shkurtra dhe biseda të shpejta. Nëse nuk jeni në formën tuaj më të mirë, mos u mundoni të bëni miq të rinj.

Binjakët

Këshillohet që gjatë pjesë së parë të ditës të shkoni të notoni apo të kaloni nga palestra, pasi aktiviteti fizik është shuam i rëndësishëm për ju. Marrëveshja me disa persona do t’ju sigurojë të ardhura të mira dhe nuk do të keni problem të mendoni për sigurinë e të ardhmes tuaj.

Gaforrja

Do të acaroheni dhe do të shpreheni pa u menduar dy herë gjatë kësaj dite. Mund të rrezikoni të përfshiheni në disa situata problematike të cilat nuk do të keni aspak mundësinë t’i zgjidhni në ditët në vazhdim. Mos merrni asnjë vendim në lidhje me raporte të caktuara që mund të keni.

Luani

Do të keni të gjitha mundësitë për të grumbulluar informacione gjatë kësaj dite. Do të jeni me humor deri në mbrëmje dhe do të ndieni se fuqitë tuaja do të rriten. Një udhëtim i papritur ose një mbledhje me ortakët do të jetë tejet i suksesshëm.

Virgjëresha

Do të jeni gjatë gjithë kohës duke kërkuar këshilla nga persona që janë pranë jush, por asnjëherë nuk di të bini dakord me ta. Si pasojë, mund të debatoni me disa persona, por nuk do të mund të dilni fitimtarë. Nuk është ditë e mirë për të bërë plane afatgjata.

Peshorja

Shoqëria e dikujt do të shkaktojë një ndjenjë që do të karakterizohet nga mungesa e rehatisë. Mund të keni probleme dhe kundërshtime me menaxherët, miqtë, partnerët dhe klientët. Dështimet do të vijnë si pasojë e nervozizmit dhe ndjeshmërisë. Mos planifikoni asnjë gjë me rëndësi sot.

Akrepi

Nuk do të ndiheni aspak rehat me idetë e reja që do t’ju propozojnë. Do të jetë ditë e mirë për të dalluar edhe gabimet më të vogla tek të tjerët, por kjo nuk do të rezultojë e frytshme për ju. Mos u nxitoni pasi do të bëni gabime që do t’ju kushtojnë rëndë.

Shigjetari

Do të bëni gjithçka për të kapërcyer pengesat, të cilat do të jenë të shumta sot. Do të jeni shumë të ndjeshëm ndaj fjalëve të të tjerëve. Do të mund të vendosni balancat shumë kollaj në jetën tuaj, nëse merrni rrugën e duhur dhe nëse shtyheni nga këshillat e dikujt. Në pamje të parë dukeni kurajozë dhe të hareshëm, por nuk do të jetë ashtu edhe në pjesën tuaj të brendshme.

Bricjapi

Nuk do të jeni të aftë të shikoni ashtu siç duhet çdo gjë. Edhe Bricjapët më të vëmendshëm do të rrezikojnë të bëjnë gabime. Mos planifikoni negociata, konsultime dhe fjalime në publik. Përpjekja juaj për të pasur një bisedë miqësore me familjarët, do të dështojë.

Ujori

Do të keni një ditë të mbushur me aktivitete dhe probleme njëkohësisht. Me shumë mundësi pritet të kryeni një udhëtim urgjent. Disa mendime dhe kontakte do të jenë të dhimbshme për ju. Analizoni gabimet tuaja dhe mundohuni të mos kryeni të tjera.

Peshqit

Shumë prej jush do të jenë tërësisht të zënë duke diskutuar me familjarët apo për çështje pune. Sa i takon financave, priten edhe suksese, edhe gabime. Përqendrohuni dhe mos e humbisni mendjen nga kujtime të zakonshme dhe kalimtare./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit