
30 qershor 2014, NOA.al- Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar aprovoi dhënien e shumës prej 26.7 milionë euro, pjesë e parë e marrëveshjes 36 mujore për shumën me vlerë 334.4 milionë euro, pas përfundimit të rishikimit të ecurisë së ekonomisë shqiptare.
Bordi ekzekutiv i FMN vlerësoi sot se kriteret e lëna në fund të marsit janë plotësuar, ndërsa është shënuar progres në lidhje me standardet strukturore në fuqi.
Sipas FMN-së, ekonomia po tregon shenja paraprake të rimëkëmbjes në vitin 2014, nxitur nga përmirësimi i eksporteve. Gjithsesi Fondit Monetar Ndërkombëtar vë në dukje se prodhimi vendas mbetet ende nën potencialin e vet. noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





