

A e dini se cili është orari më i mirë dhe më i përshtatshëm për të konsumuar një filxhan kafe të ngrohtë? Nëse jo, po jua themi ne. Ora më e mirë përfshin harkun kohor nga 9:30 deri në 11:30, pikërisht disa orë pasi keni kryer ushtrimet e mëngjesit dhe pasi keni hapur sytë.
Ky përfundim ka ardhur sipas shkencave neurologjike dhe në veçanti, crono-farmaceologjisë, degë e mjekësisë e cila krijon dhe vendos lidhjen mes konsumimit të lëndëve dhe substancave psiko-aktive me funksionimin biologjik të trupit.
Pra, sipas shkencëtarëve është ky momenti për të shijuar një kafe dhe për të përfituar në mënyrë totale gjithë të mirat e kafeinës, pasi në organizëm ulet niveli i kortizolit, i njohur edhe si hormoni i stresit, disa momente pasi jemi zgjuar. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





