Transmetuar më 30-06-2014, 20:05

Tropojë, NOA.al- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni të ka vizituar në fundjavë vizitoi komunën Margegaj në rrethin e Tropojës.

Kreu i Komunës, Rexhë Biberaj vlerësoi vizitën e Gjermenit dhe paraqiti disa prej problemeve që lidhen me infrastrukturën turistike dhe zhvillimin e turizmit.

Ministrja Eglantina Gjermeni siguroi mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonën e Valbonës, duke theksuar rolin e investimeve publike në sinjalistikë, standartet e shërbimit si dhe partneritetin publik-privat.

“Valbona është një pasuri kombëtare dhe të gjithë turistët që e vizitojnë shijojnë këtu bukuritë e natyrës, gatimet tradicionale dhe mikëpritjen”, tha ministrja Gjermeni.

Ajo vizitoi dy bujtina/guesthouse në Valbonë, ku bisedoi me banorët pritës dhe turistët, të ardhur nga qytete të ndryshëm të vendit.

Në kuadër të bashkëpunimit me Kosovën, për të promovuar paketa të përbashkëta turistike, Ministrja Gjermeni, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Komunës Margegaj, Rexhë Biberaj organizuan një aktivitet prezantues të Valbonës, për trupin diplomatik të akredituar në Kosovë. /a.s/noa.al  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit