Transmetuar më 30-06-2014, 19:40

Pasioni për skuadrën e zemrës nuk ka moshë, dhe i tillë është dhe rasti i 79-vjeçares belge Meme Francine, e cila këto ditë mori një dhuratë të veçantë nga idhulli i saj i fushës, Eden Hazard.
Francine, një fanse e thekur e lojtarit të Chelseat e ka shndërruar shtëpinë e saj në një muze të kombëtares belge, por koleksionit së fundmi ajo mund t’i shtojë dhe fanellën e dhuruar nga vetë futbollisti.
Hazard, kur mësoi për tifozen e tij të veçantë vendosi t’i dërgonte asaj fanellën e tij të firmosur. Një gjest të cilin 79- vjeçarja e vlerësoi së tepërmi, aq sa nga gëzimi nuk i përmbajti dot lotët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





