Transmetuar më 30-06-2014, 19:22

Procesi i famshëm gjyqësor i Oscar Pistorius mund të marrë një kthesë tjetër për palën mbrojtëse, që deri tani pretendonte se atleti ka qenë i paqëndrueshëm nga ana mendore, në momentin kur qëlloi për vdekje të dashurën e tij.

Sipas raportit psikologjik, atleti paraolimpik ishte i vetëdijshëm kur ka kryer krimin makabër dhe mbi këtë konkluzion do të ngulë këmbë prokuroria.

Që nga fillimi i gjyqit, Pistorius mbron me fanatizëm variantin e tij se të dashurën Reeva Steenkamp e ka qëlluar aksidentalisht, duke menduar se në banesë kishte grabitës.

Gjithsesi të dyja palët e kanë pranuar si të mirëqenë raportin e specialistëve të psikologjisë dhe në këto kushte, strategjia si e mbrojtjes, ashtu edhe ajo e akuzës mund të ndryshojë në vijim.

Në këtë pikë procesi mbërriti pasi prokuroria kërkoi vlerësim të profilit psikologjik të Pistorius.

Më herët, një dëshmitar i palës mbrojtëse pohoi në gjyq se atleti afrikano-jugor kishte shfaqur shenja të një çrregullimi për shkak të ankthit.

Pas një muaji analiza të Pistorius në një spital të Pretorias, prokurorët duket se do të vazhdojnë të insistojnë tek varianti i tyre, se Reeva Steenkamp është ekzekutuar qëllimisht prej tij, pas një debati mes çiftit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit