Transmetuar më 30-06-2014, 19:15

Pukë, 30 qershor 2014, NOA.al- Një aksident automobilistik ka marrë jetën një 49 vjeçari nga Fshati Rrap i qytetit të Pukës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA.al se për shkak të motit të keq, në aksin rrugor Pukë- Fushë Arrëz, një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në një humnerë, 30 metra poshtë.

Bëhet e ditur se viktima është Beslim Brahimi, 49 vjeç, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” me targë AA 460 DH. Policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe është duke hetuar më tej për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit. /k.k/a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit