Transmetuar më 30-06-2014, 18:11

Në përballjen Argjentinë-Zvicër, e vlefshme për 1/8 e Brazil 2014, në fushën e blertë nuk do të shkelin vetëm 22 futbollistët milionerë të të dyja skuadrave, pasi edhe gjyqtari kryesor i kësaj sfide është i pasur, madje më i pasur se pjesa më e madhe e futbollistëve të Argjentinës dhe Zvicrës.

40-vjeçari Jonas Eriksson një nga arbitrat më të mirë të FIFA-s, zotëron një pasuri që kap shifrën e 75 milionë Eurove.

Ai fillimisht ka punuar si gazetar, më pas ka qenë aksionar me 10% i një agjencie sporti. Në verë të 2007 agjencia suedeze iu shit grupit mediatik francez “Lagardere” me Erikson që u bë pasanik brenda një nate.

Që nga ky moment, gjyqtari suedez mund ta shijonte jetën në plazhet më ekzotike të planetit, por pasioni për sportin nuk e lejoi të tërhiqej nga arbitrimi.

Për Erikson, profesioni i gjyqtarit të futbollit nuk ndërrohet më asgjë tjetër, madje as milionat nuk kanë patur ndikim në jetën e tij të përditshme, pasi gjëja më e rëndësishme për të është të vendosë drejtësinë në fushat e blerta.

Edhe në një Botëror spektakolar siç po rezulton “Brazil 2014”, nuk kanë munguar akuzat në drejtim të bluzave të zeza, por në rastin konkret një gjë është e sigurt:

Edhe nëse Erikson nuk shfaqet në lartësinë e detyrës, nuk duhet paragjykuar si tendencioz apo se ka trukuar ndeshjen, sepse në këtë rast do të vlente vetëm shprehja “ishte gabim njerëzor”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit