Transmetuar më 30-06-2014, 16:50

Kavajë, 30 qershor 2014, NOA.al- Një aksidenti automobilistik i disa minutave më parë në Kavajë ka bërë që të plagosen rëndë 3 persona.

Burimet e agjencisë NOA.al bëjnë të ditur se drejtues i mjetit ka qenë 59 vjeçari Gëzim Muça, i cili, për shkak të një manovre të gabuar, ka bërë që makina të përfundojë në kanal.

Të plagosur rëndë kanë ngelur dy pasagjere, të cilat udhëtonin me 59 vjeçarin Muça si dhe ky i fundit. Ato janë bashkëshortja, Hamdie Muça si dhe Ive Hallulli, e cila nuk dihet se çfarë marrëdhëniesh kishte me çiftin.

Policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe është duke zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Dyshohet që shkak të jetë bërë humbja e kontrollit mbi mjetin. Tre të plagosuri janë transportuar për në spital, ku edhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit