
Tiranë, 30 qershor 2014, NOA.al- Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, iu drejtua ligjvënësve shqiptarë me një fjalim në seancën e jashtëzakonshme parlamentare në nder të vizitës së tij në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij Barroso deklaroi se Shqipëria ka bërë një progres të qartë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, ndërsa vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë e ka cilësuar si historik.
Ai tha se zona e paqes dhe demokracisë në Europë është zgjeruar, ndërsa shtoi se Bashkimi Europian është garantues për një politikë të mirë.
Barroso shprehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, ndonëse shtoi se e presin ende shumë sfida.
Ndër të tjera ai tha se kërkohen reforma të gjera dhe të thelluara, duke shtuar se për to kërkohet gjithëpërfshirje.
Presidenti i KE u shpreh se zgjerimi i BE ka një rëndësi të madhe, duke shtuar se brenda dy viteve është dyfishuar BE.
Në çelje të takimit kryeparlamentari Ilir Meta, tha se statusi i vendit kandidat ishte një vendim i duhur dhe i merituar plotësisht për Shqipërinë.
Ai garantoi se Parlamenti do të jetë i hapur për debate, duke u ndalur në rolin stabilizues të vendit tonë në rajon./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





