Transmetuar më 30-06-2014, 11:27
















Amerika triumfoi lartësitë e Cortina në Itali. Ishin dy amerikanët Anton Krupricka dhe Rory Bosio, ata që fituan edicionin e tetë të “The North Face- Lavaredo Ultra Trail”, një garë kundër kohës dhe kundër limiteve.
Në pak më shumë se 12 orë amerikani Anton Kupricka përshkoi plot 119 kilometra, duke sfiduar terrenin, errësirën dhe kushtet klimatike.
Në radhët e femrave triumfoi amerikania Rory Bosio, e cila për pak më shumë se 14 orë arriti finishin, duke lënë me 15 minuta mbas italianen Francesca Canepa./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





