Transmetuar më 30-06-2014, 09:10

Kushdo qoftë arsyeja e tharjes së flokëve, qoftë prej piastrës, tharëses apo diellit, duhet të dini se nëpërmjet një maske natyrale mund të shpëtoni nga një problem i tillë.

Për këtë maskë iu nevojiten dy lugë mjaltë jo i ngrirë dhe dy lugë vaj ulliri. Këta dy përbërës përziejini mirë bashkë dhe aplikojini në gjithë gjatësinë e flokëve.

Lërini të veprojnë për 30 minuta dhe më tej lajeni kokën normalisht. Një tjetër mënyrë është duke përzierë vaj ulliri me një të verdhë veze, dhe më tej këtë masë aplikojeni në flokë për 15 minuta.

Këto lloj trajtimesh mund të bëhen deri në dy herë në muaj./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit