
Tiranë, 30 qershor 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 30 qershor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Del formulari i ri. Ligji hyn në fuqi, nis aplikimi për legalizim”.
Tituj të tjerë janë; “Byroja e re e Hetimit, përgjime pa urdhër nga Prokuroria për rastet e korrupsionit”.
“Vrasja e Santos, hetim veprimeve të katër policëve, tërhiqet dosja e kokainës”.
“Noli ndalohet në kishën e Durrësit, busti vendoset në Elbasan”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ndihmë e huaj për Santon. Hetimet, kërkohet informacion në disa shtete ku mendohet se u kryen veprimet bankare”.
Tituj të tjerë janë; “Kontrollohen email-et e nëpunësve të administratës”.
“Lazarat, pranga të kërkuarit, zbulohet mitraloz dhe “çokollatë”.
“Polici i dehur qëlloi mbi furgonin, zbardhet vrasja pas 17 vitesh”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Shkarkimet nga puna. Emrat, kush merr paratë sipas gjyqit”.
Tituj të tjerë janë; “Vrasja e Santos, hetim 4 policëve. Dyshimi, motori erdhi nga Kosova”.
“Krimi në Kuçovë, flet autori: Isha i dehur”.
“Basha: Nesër do ndërtojmë qeveri të rezultatit, jo propagandës”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Zbardhen llogaritë bankare në Kanada të Visho Ajazit. Ja sa pasuri kanë Didi e Llalla”.
Tituj të tjerë janë; “Rikthehet tatimi fiks për bizneset e vogla, ja procedurat”.
“Kronometrohet vrasja, zgjati vetëm 10 sekonda, motori u bllokua për pak çaste”.
“Berisha: Nuk kthehem kurrë më si Kryeministër apo President”.
Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin kryesor, “Barroso rikthen PD-në në Kuvend. Presidenti i KE dhe komisionari Fyle takime me krerët e shtetit”.
Tituj të tjerë janë; “Briseida Shehu “e mbytur” në kredi, Elisa Spiropali kursen 33 mijë euro”.
“Policët neglizhuan vrasjen e bankierit”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





