Transmetuar më 30-06-2014, 07:58

Sinjalizimi i dy disqeve fluturuese është filmuar nga Emanuel Huza dhe tregon dy objekte të paidentifikuara në formë disku, që kalojnë në qiellin e qytezës Jerez de la Frontera në Spanjë.

Gjithçka ka ndodhur më 27 qershor, kur një familje që jeton në Jerez de la Frontera, vuri re kalimtarët e rrallë në qiell, të identifikuar si dy mjete të çuditshme, të cilët nuk kishin asnjë lidhje në pamje me ndonjë avion.

Njëri nga anëtarët e familjes, arriti që të filmojë momente të shkurtra të fluturimit të këtyre objekteve, të cilët në pamje të parë ngjajnë me disqe fluturues, të cilët fluturonin në mënyrë konstante mbi qytezë. Dyshimet e para të krijuara janë se mund të bëhet fjalë për UFO./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit