Transmetuar më 29-06-2014, 23:54

Ne femrat po bëhemi më të shkathëta, më të forta dhe më të pavarura. Ndërsa burrat duken si të frikësuar nga jeta, të brishtë dhe se kanë nevojë për siguri të vazhdueshme. Por pa ta në fund të fundit, nuk mund të jetojmë dhe të argëtohemi. Ndaj ia vlen të biesh dakord. Ja se si

Femrat dhe meshkujt: ndryshojnë rolet mbesin mosmarrëveshjet

Dje në darkë, gjatë prezantimit të një romance në një librari-kafe të këndshme, tek ato me karrige për t’u ulur dhe ku pihet edhe ndonjë gjë që biseda të bëhet edhe më e këndshme, një nga shkrimtaret, simpatike dhe plot sharm, teksa mbante në dorë një gotë verë thoshte: gjithsesi unë nuk do të dua të fejohem më kurrë! Ai e kishte bërë atë të vuante shumë. Ne jemi bërë më të shkathëta, më të forta, më të pavarura, por burrat na bëjnë ende të vuajmë, sepse kjo është loja e jetës, e cila fatkeqësisht  dhemb. Nëse do të ndryshonim rolet atëherë do të dominojnë mosmarrëveshjet dhe keqkuptimi. Pra ne kemi bërë hapa shumë të rëndësishëm dhe definitivë, po ata çfarë kanë bërë në këtë kohë?

“Fundi i burrave”

Sipas shkrimtares amerikane dhe gruas së një gazetari të famshëm, Hanna Rosin, burrat nuk kanë ditur të mbajnë ritmin. “Kur meshkujt marrin fund, femrat mbizotërojnë”- në filmin “Iron Horse” rrëfehet për një botë ku burrat janë bërë prej kartonësh dhe se ata mund të shkatërrohen lehtë përpara vështirësive, prej krizave ekonomike, ndryshimeve të pikave të referimit, ndërsa gratë janë mësuar për shekuj me radhë që të përshtaten. Ato dinë se si të “ribëhen”.

Si të krijoni rregulla të reja për të jetuar me meshkujt

Po mbrëmjen e djeshme një shkrimtare tjetër tha: “Pa meshkujt jeta nuk është aspak e këndshme”. Ndaj zgjidhja që na shtrohet përpara është tepër e thjeshtë: për meshkujt e kësaj kohe duhen krijuar rregulla të tjera. Për të rënë dakord, për të mos i “trembur” akoma më shumë, për t’i bindur se në fund të fundit ata vendosin për shumë gjëra (në këtë gjë jemi shumë të talentuara, qysh kur ‘kemi jetuar’ në shpella dhe ata i dërgonin për gjueti me këmbë të zbathura) dhe se e ardhmja bashkë do të jetë e bukur.

Në çdo burrë ekziston një mashkull familjar

Sheryl Sandberg, zyrtari më i lartë operativ i Facebook dhe simboli i ri i feminilitetit fitues, ka thënë kështu: “Femra kini histori me të gjithë meshkujt e mundshëm: me djemtë e këqij, ata të bukur, ata si Piter Pan etj., por mos u martoni kurrë me ta, përpara se të zbuloni sekretin”. Po për çfarë sekreti e kishte fjalën Sheryl Sandberg, do të thoshit ju? Martohuni vetëm me meshkujt familjarë (family man), ata që e kanë ndjesinë e barazisë që në gjak, ata që janë të lumtur t’u bëjnë banjë fëmijëve, si dhe ata që nuk thonë: “Sonte më takon të bëj rolin e kujdestarit të fëmijëve”. A është kjo një gjë e lehtë? Nëse do të dinit të ndryshonit perspektivë, sigurisht që është e lehtë: zbuloni aspektin familjar që ekziston te çdo mashkull.

Sfidojini meshkujt, por ama vetëm në lojën puzzle

Nuk ka asgjë më të neveritshme sesa një femër dhe një mashkull të cilët i tregojnë njëri-tjetrit se sa të shkathët janë. Nëse vetëm konkurrenca ju bën të ndiheni gjallë, atëherë provojeni ta sfidoni atë në puzzle.

Mos e humbni feminilitetin tuaj

Mos u shndërroni në një burrë për t’i pëlqyer atij. Mos u shtirni se e doni futbollin dhe garat me motor, apo filmat me aksion apo shumë karakteristika të tjera të ngjashme me burrat. Kjo është hipokrizi e kuptueshme nga ana meshkujve të sotëm, ndaj tregohuni vetvetja.

“Ndërtoni” mashkullin e së nesërmes

Le t’i rrisim fëmijët tanë me edukatën për t’i respektuar dhe për t’i dashur si femrat ashtu edhe meshkujt, në mënyrën më humane të mundshme. Po ashtu, veçanërisht djemtë, duhet të mësohen me faktin e barazisë gjinore. Le t’i bëjmë vajzat tona të sjellshme ndërsa ne të jemi gratë që do të duan ato si nënë dhe jo si vjehrra makth e çdo nuseje të ardhshme të djalit tonë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit