
Maska që do të tregojmë më poshtë është e përbërë nga mjalti dhe karota. Këshillohet të përdoret një ose dy herë në javë për fytyrën. Mjalti është përbërës anti-septik natyral, ka veti pastruese dhe lëmuese. Përbëhet kryesisht nga fruktoza, glukoza, uji, prandaj dhe nuk ka burim më të mirë mirë mineralesh se sa mjalti.
Përbërësit:
2-3 karota të gjëra
4 lugë mjaltë
Përgatitja:
Gatuani karrotat deri sa ato të zbuten, pastaj bëjini pure me ndihmën e një piruni, ose me mikser. Hidhini në një tas dhe më pas shtoni mjaltin. Vazhdoni t’i përzieni ato deri sa të krijohet një pastë e ngjeshur, lëreni të ftohet para se ta përdorni.
Butësisht vendoseni mbi fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta, pastaj hiqeni me ujë të freskët. Fshini fytyrën tuaj me peshqir të butë. Karotat përmbajnë një dozë të lartë të vitaminës A dhe janë një burim i pasur i vitaminës C, të acidit folik dhe të potasiumit.
Mjalti është përbërës anti-septik natyral, ka veti pastruese dhe lëmuese. Përbëhet kryesisht nga fruktoza, glukoza, uji, prandaj dhe nuk ka burim më të mirë mineralesh se sa mjalti./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





