
52 vjeçarja Shery Lyn Downs u arrestua nën akuzën e shkatërrimit të fytyrës së bashkëshortit të saj, pasi ai kishte urinuar në dyshemenë e banjës. Lajmi u bë i ditur nga policia e Montanas në Amerikë.
Downs u arrestua pasi fqinjët lajmëruan policinë lokale. Ata kishin parë burrin të ulur në ballkonin e shtëpisë dhe në dorë mbante një peshqir të lyer me gjak, ndërsa fytyra e tij ishte e copëtuar dhe në gjendje të tmerrshme.
Pasi mbërritën policët, burri rrëfeu se shkaktare e asaj që ai po kalonte ishte e shoqja, e cila gjendej në dhomën e gjumit në atë moment. Oficerët, pasi hynë në shtëpi, gjetën gjak në dyshemenë e tualetit, të dhomës së ndenjes si dhe pika gjaku në dyshemenë e dhomës së gjumit.
Downs ishte në shtëpi në atë moment dhe dukej në gjendje të dehur. Fillimisht ajo u mbrojt duke thënë se burri kishte copëtuar vetë fytyrën e tij me thikë. Më pas, 53 vjeçarja u shpreh se bashkëshorti i kishte shkaktuar probleme gjatë gjithë ditë, duke urinuar në dyshemenë e tualetit dhe më pas duke lënë një tel nëpër shtëpi.
Rrugës për në spital, viktima tha për policinë se gruaja e tij kishte qenë agresive gjatë gjithë ditës, për të njëjtat arsye që ajo kishte dhënë dhe që ne i përmendëm më lart. Ai tregoi se ishte në dhomën e gjumit në momentin që Shery u fut me një thikë në dorë, duke e kërcënuar se do t’i shkaktonte plagë, deri sa ia arriti qëllimit./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





