Transmetuar më 29-06-2014, 18:55

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 30 qershor 2014 që NOA.al sjell për ju. Kjo ditë nuk mund të quhet e përshtatshme për të kryer aktivitetet tuaja të preferuara. Tensioni i krijuar mes hënës dhe diellit do të shkarkohet tek ju dhe do t’ju ngarkojë me stres dhe energji negative. Në pjesën e dytë të ditës do të jeni me humor të paqëndrueshëm.

Dashi

Problemet me personalitetin do të dalin në pah gjatë kësaj dite. Do ta keni shumë të vështirë të shtireni se gjithçka shkon mirë dhe se nuk jeni të pakënaqur nga situata, nëse nuk do të jetë kështu. Do të keni dëshirë të jeni pranë familjarëve tuaj por nuk do të mundni.

Demi

Do të keni probleme të mëdha me familjarët tuaj nëse nuk do të arrini të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite. Do të ndiheni të stresuar dhe nëse nuk qetësoni veten, shumë shpejt do ta gjeni veten në vështirësi të mëdha shëndetësore.

Binjakët

Pavarësisht situatave të sikletshme, ju do të argëtoheni tej mase me miqtë. Planet tuaja të fshehta të cilat nuk ia keni treguar askujt deri më tani, do t’i ndani pa problem me disa persona. Duhet të besoni tek dikush i cili ju ka treguar se ju mbështet pa kushte.

Gaforrja

Do të verboheni nga disa dëshira emocionale ose shpresa të kota. Është e mundur që dikush, në mënyrë të paqëllimshme të lëndojë egon tuaj. Do të mërziteni me dikë të cilin e konsideronit person të afërt.

Luani

Do të jeni jashtë vetes suaj dhe parashikimeve të gjithkujt gjatë gjithë ditës. Falë një eventi mund të jeni të ngarkuar emocionalisht dhe do të bëheni nervozë. Bëni mirë të mbani nën kontroll ndjenjat tuaja dhe të mos tregoheni egoistë.

Virgjëresha

Nuk është koha që ju të eksperimentoni. Jeni duke rrezikuar të shkaktoni kaos total në jetën tuaj dhe të të tjerëve për shkak të influencës së të tjerëve, dëshpërimit, frikës dhe xhelozisë. Një ndikim i jashtëm do të ketë ndikim negativ në veprimet tuaja sot.

Peshorja

Do të kaloni një situatë shumë të këndshme të gjithë ju që keni përjetuar momente tq sikletshme në lidhjen tuaj gjatë këtyre ditëve. Nëse sapo keni krijuar një marrëdhënie, partneri juaj do të befasohet ose do të kënaqet nga disa veprime tuajat, pozitive.

Akrepi

Aftësia juaj për të shmangur situatat e sikletshme do t’ju mbajë larg problemeve. Do të jetë e vështirë të ruani gjakftohtësinë, megjithatë, edhe pse do ta thoni fjalën tuaj, do të jeni të kufizuar. Mos mendoni se e gjithë bota rrotullohet rreth jush. Merrni vendimet e duhura në momentet e duhura.

Shigjetari

Do të prireni për tu bërë pjesë e aventurave dhe do të doni të kaloni momente magjike, gjë e cila ka për të ndodhur me shumë mundësi. Pavarësisht lumturisë që do të përjetoni, nuk do të mund ta lini mënjanë krenarinë dhe problemet. Mendoni mirë nëse doni të ndërroni faqe dhe të nisni një kapitull të ri.

Bricjapi

Yjet do t’ju vënë përballë një testi të vetëpërmbajtjes dhe rezistencës ndaj stresit. Bëni kujdes sepse disa persona do të duan t’ju fusin në rrugën e duhur dhe për shkak të pozicionimit të hënës, do t’ju duket e kundërta. Dëgjoni këshillën e një miku dhe pranoni propozimet e tij për punë. Mos dilni jashtë kontrollit.

Ujori

Etja juaj për adrenalinë mund të shndërrohet në rrezik për ju dhe të tjerët rreth jush. Do të shpërqendroheni për një moment dhe do të dilni jashtë çdo lloj kontrolli duke dëmtuar veten. Kontrolloni dëshirat dhe vetëpërmbahuni përpara se të  jetë shumë vonë.

Peshqit

Do të bëheni pre e emocioneve dhe impulseve të papritura. Kjo do të ketë ndikim negativ në shëndetin dhe mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Bëni kujdes me dëshirat dhe mendimet e papritura, pasi do të rrezikoni gjithçka për t’i realizuar. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit