
Beograd/Serbi, 29 qershor 2014, NOA.al- Marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, nga vendi ynë, nuk ka kaluar pa marrë reagimin e Serbisë, e cila ka uruar Shqipërinë për këtë arritje.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në praninë e Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, në Boegrad, uroi Shqipërinë në emër të popullit serb.
Vuçiç bëri të ditur se i është dërguar një mesazh urimi kreu të shtetit shqiptar, Edi Rama, në të cilin theksohet suksesi i Shqipërisë. Sipas Vuçiç, Rama e ka pritur me kënaqësi këtë mesazh dhe se pritet një takim mes dy krerëve të shtetit në vjeshtë të këtij viti. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





