Transmetuar më 29-06-2014, 17:05

Agjencia hapësinore Nasa është duke eksperimentuar drejt fluturimit në hapësirë dhe eksplorimit të saj, në një mënyrë shumë të veçantë. Nuk bëhet më fjalë për anije kozmike, të cilat janë mjetet e zakonshme të fluturimit, por për diçka tjetër.
Agjencia amerikane ka testuar një metodë të uljes në planetin Mars, e cila është quajtur Low Density Supersonic Decelerator (Ldsd).
Ajo ka krijuar një pajisje, e cila ka formën e një disku fluturues dhe do të zëvendësojë sistemet e parashutave të cilat përdoren edhe sot dhe janë të njëjtat e përdorura nga dy misionet Viking, prej vitit të largët 1976. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





