Transmetuar më 29-06-2014, 16:50

Fatkeqësisht nuk ka ndonjë recetë për të arritur lumturinë apo suksesin në jetë, ndaj të gjithë ne duhet të veprojmë në mënyra të ndryshme për të arritur atë që duam. Megjithatë, ka disa njerëz të cilët i qëndrojnë besnik qëllimeve të tyre dhe ndjekin ëndrrat.

Ata kanë sjellje pozitive. Është shumë e rëndësishme që të trajtoni imagjinatën me pozitivitet dhe të shikoni anën e mirë të gjërave dhe jo vetëm negativet. Më poshtë po ju paraqesim disa veprime, të cilat mund t’i quani edhe zakone, për të arritur sadopak të jeni të lumtur dhe të suksesshëm.

Jeta është një lojë- Mendoni se jeta është një lojë dhe ju duhet ta fitoni me patjetër atë për të qenë të lumtur.

Thoni të vërtetën– Ju duhet të thoni atë që është e vërtetë sipas jush dhe atë që keni në mendje, pa u ndier të frikësuar nga paragjykimet.

Shndërroni vështirësitë në mundësi– Nëse shikoni çdo vështirësi ashtu siç ajo është, nuk do të mund të ecni kurrë përpara dhe të jeni të lumtur. Mundohuni që ta shndërroni çdo pengesë në një mundësi për një të ardhme më të mirë.

Veproni sipas dëshirave– Bëni atë që ju pëlqen të bëni dhe mos e humbni kohën duke ëndërruar.

Jetoni jetën që doni– Mbani larg jush personat që nuk i doni në jetën tuaj dhe argëtohuni sa më shumë të mundeni.

Mendoni se gjithmonë meritoni më të mirën– Besoni gjithmonë në veten tuaj dhe binduni se ju meritoni që t’ju ndodhin gjërat më të mira të mundshme në këtë jetë.

Zbatoni rregullat tuaja– Vendosni ju vetë disa rregulla në jetën tuaj dhe zbatojini ato.

Kërkoni çfarë doni– Mos u ngutni të kërkoni ato gjëra që doni dhe që të tjerët i kanë apo mund t’ju ndihmojnë për t’i bërë tuajat.

Bëni miq të mirë dhe mësues- Disa persona të cilët mund të jenë në pozita më të mira se ju mund t’ju ndihmojnë të ecni përpara dhe këshillohet t’i mbani si mentorë në jetën tuaj.

Ndihuni rehat, pavarësisht sikletit– Bëni të mundur që edhe në situatat e sikletshme të përshtateni dhe të ndiheni rehatshëm. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit