
Shumë shpesh shalqiri përshkruhet si një frut pa shumë vlera ushqyese dhe cilësohet se i vetmi efekt që shkakton në organizëm është ai i urinimit të shpeshtë dhe asnjë gjë tjetër.
Mirëpo ky përfundim është krejtësisht e gabuar. Shalqiri është i varfër në kalori dhe i pasur me vitaminat A dhe C. Ai mbron zemrën dhe imunitetin, sytë dhe lëkurën. Përmbajtja në kalium e bën të dobishëm për zemrën dhe muskujt.
Ky frut është ushqimi më i pasur me antioksidantin e çmuar licopenë, i cili mbron nga kanceri e në veçanti nga ai i prostatës. Shfrytëzojeni këtë stinë duke e konsumuar edhe si lëng, duke e përzier me pak lëng limoni dhe pak sheqer kaf. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





