Transmetuar më 29-06-2014, 16:00

Këngëtarja dhe modelja shqiptare me origjinë nga Kosova, Afërdita Dreshaj, në një foto të postuar nga vetë ajo në rrjetin social Instagram tregohet tejet joshëse në praninë e këngëtares Bleona Qerreti. Dreshaj është duke prekur gjoksin e Qerretit dhe si koment të fotos shkruan se ai është i vërtetë, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të gjitha thashethemet që qarkullojnë mbi “gjoksin e bërë” të Qerretit.

Dreshaj, e cila është mike me fotomodelen Angela Martini, e tagon këtë të fundit në foto dhe i thotë: “Unë i preka ato dhe e di çfarë??? Ato janë të vërteta. Gjokset e Bleonës janë të vërteta”.

Ja cili është shkrimi i Dreshaj, me detaje: “@angela_martini i touched them and guess what??? THEY ARE REAL!!!! @bleonaworld #boobs #real #soGood”.

Dreshaj dhe Qerreti kanë qenë të pranishme bashkë me disa miq të tyre në klabe të ndryshme të Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe këtë e kanë treguar nëpërmjet disa fotove, të cilat ju mund t’i gjeni në galerinë e mëposhtme. /a.s/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit