Transmetuar më 29-06-2014, 15:45

Dashuria nuk njeh moshë, gjini, kohë dhe distancë. Këtë e ka vërtetuar çifti më i vjetër në botë, John dhe Ann Betar.

Ata janë aktualisht çifti me martesën më të gjatë në botë. John është 102 vjeç dhe Ann është 98 vjeç. Ata kanë plot 81 vite të martuar, dhe thonë se duhen si në ditën e parë, madje edhe më tepër.

Ata janë martuar gjatë viteve të Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa dëshirën e të atit të Ann, i cili donte ta martonte të bijën me një zotëri 20 vite më të madh se ajo dhe në kushte shumë të mira ekonomike.

John dhe Ann kanë 14 nipër dhe 16 stërnipër e stërmbesa. Ata janë shprehur dhe kanë pranuar se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjatë gjithë kohës ajo më perfekte, por gjithçka është bazuar tek komunikimi dhe kompromisi, që është edhe çelësi i jetëgjatësisë dhe suksesit të tyre. /a.s/noa.al      

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit