Transmetuar më 27-06-2014, 14:49

Nga Kasem Hysenbelli

Sot humba një nga shokët, miqtë dhe humba një nga ata që guxojnë të bëjnë atë që ne nuk e bëjmë dot.

Sot në mëngjes sapo më njoftuan për mizorinë mbi një nga pronarët e mi, meqenëse nuk jam në Shqipëri nuk e besoja atë qe më thanë ose më saktë ishte vërtet e pabesueshme.

Si të gjithë ata që janë jashtë kufijve të vendit kërkon të marrësh info dhe nuk më mbante vendi e menjëherë fillova të navigoj faqet online dhe televizionet në live stream. U tmerrova.

Disa media duke humbur profesionalizmin dhe nën injorancën e dhënies së lajmit të parë, me ri-vranë pronarin dhe njëherë njëlloj si vrasësit real. Kur pashë Tanin të shtrirë dhe mbuluar me mjete rrethanore, disa media sharlatane dhe imorale guxuan dhe nxorën Tanin të shtrirë në tokë, ku dukej çdo gjë e zoom-uar dhe makabre.

Pse duhej ta bënin, kur nuk ishin live.

Pse duhej ta hidhnin në faqet e tyre këtë mizori në mënyrë kaq imorale. Kaq ngutje duhej, kush mund ta nxirrte më zbuluar! Turp dhe imoralitet profesional e njerëzor. Po nëqoftëse do t’i ndodhte kjo mizori ndonjë pronari tuaj “o media reale e të shpejta”, si do ndiheshit nëse mediat që drejtoj unë të tregonin dhe gishtat e dorës, çfarë mbanit në gishta, duar, çfarë kishit veshur, çfarë ngjyre kish marrë lëkura …?!

Nëse është urdhri i ndonjë pronari mediash që të nxirrte këto pamje është shumë e rëndë dhe s’do më ngelej gjë tjetër por vetëm t’i thosha: ja u shpërblefsha në raste të ngjashme. Pse përdhosni kufomat..?!

Pse na zhubrosni e nxini faqen?! Nuk mund të shitet lajmi kështu. Në esfel vafshi me gjithë mediat tuaja…!!!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit