
Personat që kanë rënë në dashuri kanë rrahje zemre të njëjta dhe frymëmarrje thuajse të sinkronizuar. Mund të duket e çuditshme, por rrahja e zemrës tek bashkëshortët, të fejuarit apo të dashuruarit ecin me të njëjtën shpejtësi, ashtu sikundër frymëmarrja në sinkron të plotë.
Ky fakt u zbulua nga një studim amerikan i studiuesve të University of California i bazuar në 32 çifte.
Pjesëmarrësve në studim iu matën parametra të ndryshme trupore, si rrahja e zemrës, presioni dhe ritmi i frymëmarrjes, ndërsa ndodheshin përballë partnerit dhe përballë personave të panjohur të seksit të kundërt.
Duke analizuar të dhënat e studimit, ekipi i drejtuar nga psikologu Emilio Ferrer zbuloi se në rastin kur përballë ndodheshin persona të dashuruar zemra rrihte me të njëjtin ritëm, ashtu sikundër edhe frymëmarrja bëhjej në sinkron. Ferrer thotë se eskperimentet treguan se lidhja mes dy personave nuk është vetëm emotive por edhe fiziologjike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





